Problemi i kancerit të gjirit është një çështje që nuk duhet trajtuar dosido, por femrat duhet që t’i kushtojnë rëndësi këtij problemi që mund të parandalohet.
Kështu, vetëm në dy muajt e fundit, gjatë kontrolleve në Kavadar, janë diagnostifikuar 58 raste të rejapozitive dhe të dyshimta.
Kjo u bë e ditur nga Orco Angellovski, drejtor i Spitalit të përgjithshëm të Kavadarit. Sipas tij, gjithsej 1366 kontrolle janë realizuar nga 20 shtatori i vitit të kaluar, kur u sigurua mamografi.
Ai bëri të ditur se të gjithë rastet pozitive dhe të dyshimtë janë dërguar për analiza plotësuese dhe shërim./Telegrafi/