Telegrafi

Në Kavadar edhe tre mësimdhënës dhe 13 nxënës në izolim për shkak një nxënësi të klasës së parë me COVID-19

Edhe tre mësimdhënës dhe 13 nxënës janë në izolim për shkak të një nxënësi të klasës së parë me coronavirus në Kavadar.

Këtë për AIM e konfirmoi mjeku Riste Jovanovski, specialist-epidemiolog në Qendrën e Shëndetit Publik Kavadar, i cili tha se janë bërë edhe anketa dhe dezinfektim.

Në 24 orët e fundit, 12 raste të reja u konfirmuan në Tikvesh, 10 në Kavadar dhe dy në Rosoman.

Ata janë të moshës 6 deri në 72 vjeç. Dy persona të moshës 51 dhe 53 vjeç u shtruan në spital.