Flamuri i Kosovës ka zënë vend në mesin e flamujve të shumë shteteve të botës, që janë vendosur në katedralen franceze për të shënuar njëqindvjetorin e Luftës së Parë Botërore.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, duke thënë se për herë të parë është ngritur flamuri i Kosovës në katedralen Notre Dame të Parisit.
“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit — në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Twitter.
Lajmin e kanë publikuar menjëherë edhe mediat serbe, të cilat e kanë cilësuar skandaloz këtë veprim të shtetit francez. /Telegrafi/
Le drapeau du #Kosovo flotte pour la première fois dans Notre-Dame de Paris — dans le cadre des commémorations du Centenaire de la fin de la Première Guerre mondiale. pic.twitter.com/F2Ug7bo2QA
— Qëndrim R. Gashi (@qendrimrgashi) November 2, 2018