Site icon Telegrafi

Në Katalunjë nisi lufta për pavarësi dhe Lufta e Parë Botërore e Internetit

Lufta e Parë Botërore e Internetit ka nisur në Katulonjë, teksa njerëzit dhe autoritetet lokale po e përdorin atë për të organizuar referendumin, ndërsa shërbimi sekret spanjoll sulmon, ndërpret rrjetet e telekomunikacionit, pushton ndërtesat e kompanive telefonike, censuron qindra faqe, protokolle etj., thotë Julian Assange në Twitter.

Themeluesi i Wikileaksit shprehet se ajo që po ndodh në Katalunjë është konflikti më i qartë mes njerëzve dhe shteteve – që nga rëna e Murit të Berlinit, transmeton Telegrafi. Por, sipas tij, kjo luftë po bëhet me metodat e vitit 2017, pra përmes VPN-ve, “proxie”-ve, bisedave të koduara dhe mbikëqyrjes së internetit – për të censuruar dhe propaganduar.

Katalunja, rajoni më i pasur në Spanjë, organizon referendumin për pavarësi i cili po kundërshtohet nga autoritetet qendrore në Madrid. Qeveria konservatore e Mariano Rajoyt e cilëson referendumin antikushtetues, e madje po përpiqet juridikisht dhe me forcën e policisë që ta bllokojë duke sekusetruar fletët e votimit. Sipas rendit kushtetues të Spanjës, asnjë rajon – pos Qeveria qendrore – nuk mund të organizojë referendume. /Telegrafi/

Exit mobile version