Rreth 2,9 milionë klientë të bankës kanadeze ‘’Desjardins’’ kanë rënë viktimë e vjedhjes së të dhënat personale, njoftoi sot ky institucion, duke konfirmuar se pirateria ishte kryer nga një punonjës i brendshëm.
‘’Banka e parë në Kanada, dhe e pesta në botë me një kapital prej 304 miliardë dollarë kanadezë (204 miliardë euro) me rreth shtatë milionë klientë të përqendruar kryesisht në Kebek, kompania Desjardins konstatoi një ndërhyrje të dyshimtë në sistem në muajin dhjetor, por të premten e kaluar u vu në dijeni nga policia për këtë vjedhje në shkallë të gjerë’’, pohoi drejtori i përgjithshëm i bankës, Guy Cormier, transmeton atash.
Të dhënat personale të 2,9 milionë klientëve u janë transmetuar personave jashtë kompanisë. Më konkretisht, bëhet fjalë për të dhënat e 2,7 milionë klientëve specialë dhe 173 000 klientë nga rrethi biznesit’’, sipas një komunikate të bankës së parë të Kebekut.