Kanadaja sikurse SHBA-ja është duke u ballafaquar me temperatura tejet të larta – madje kanë regjistruar rekorde, ku në British Columbia termometri ka arritur në 46.1 gradë celsius.
Liton, qytet i vogël që gjendet përgjatë liqenit Thompson, British Columbia, tani mban rekordin absolut në Kanada me temperatura të regjistruara prej 46.6, transmeton Telegrafi.
Siç raporton The Guardian, shumë vite më parë ishte regjistruar temperatura më e lartë në Kanada, që kishte arritur në 45 gradë celsius gjatë 5 korrikut të vitit 1937.
“Më nxehtë është në pjesën perëndimore të Kanadasë sesa në Dubai”, ka thënë David Philips, ekspert i meteorologjisë në Kanada. /Telegrafi/