Site icon Telegrafi

Në kalimin kufitar ‘Bogorodicë’ shtetasit të Gjermanisë i zbulohet ar dhe platin në oriz (Foto)

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë sekuestruar pothuajse një kilogram ar në copë dhe 57 gr platin në një automjet me targa gjermane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Automjeti është drejtuar nga një shtetas gjerman, ndërsa në të ka pasur edhe një bashkëudhëtar.

Ari dhe platina janë zbuluar gjatë kontrollit të hapësirës së bagazhit nga automjeti, në një çantë për udhëtim në një enë plastike të mbushur me oriz.

Pas vlerësimit të bërë nga personat profesionist është konstatuar se teli i arit është me pastërti prej 24 karatë, ku vlera e përgjithshme e së cilës në bursa arrin 36 mijë euro, ndërkaq granulat paraqesin metal fisnik platin me vlerë prej 1.630 euro. Vlera e mallit të paraqitur arrin 2.322.849 denarë, ndërsa lartësia e të dhënave të papaguara doganore është 426.418 denarë.

Kundër shtetasit gjerman është ngritur padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale ‘kontrabandim’. Gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Gjevgjeli, të dyshuarit i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 8 ditëve. /Telegrafi/

Exit mobile version