Dhjetëra fëmijë kanë humbur dhe ekziston frika se mund të jenë të vdekur, pasi një zjarr kishte përfshirë një qendër tregtare në Rusi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i të vdekurve është 56 nga zjarri i Kemerovës në qendrën e Winter Cherry në Siberi, ku si pasojë, përveç të plagosurve, janë ende edhe shumë të pagjetur.
Pamjet e fëmijëve të zhdukur u shfaqën me pak shpresë se ndonjë do të gjendej i gjallë në masakrën e qendrës tregtare, pasi zjarrfikësit luftuan për të arritur zonat më të goditura.
Ndërkohë, është publikuar komunikimi i një prej viktimave, një vajzë 13 vjeçare, e cila ka dërguar mesazhe nga brenda: “Ne jemi në zjarr – dyert janë të bllokuara”. “Teze, tregoju të gjithë familjes time që i dua”. “Tregoi mamasë se e kam dashur”.
Mediat supozojnë se nga 56 të konfirmuar se kanë vdekur, 41 prej tyre mund të jenë fëmijë. /Telegrafi/