Rreth 600 trupa amerikane dhe aeroplanë kanë mbërritur në Japoni mes frikës se Koreja e Veriut mund të rrezikojë luftën duke hedhur një raketë tjetër balistike nesër.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, trupat amerikane janë nisur drejt Japonisë për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake vjetore, të koduara me emrin “Orient Shield”.
Anëtarët e Brigadës së parë Stryker nga Fort Wainwright, Alaska, do të stërviten së bashku me trupat japoneze gjatë ushtrimit dyjavor.
Në stërvitje do të marrin pjesë helikopterë AH-64 Apache dhe UH-60 nga Brigada e Aviacionit Luftarak.
Trupat amerikane do të stërviten së bashku me ushtarët japonezë nga regjimenti i 34-të i këmbësorisë në zonën e manovrimit të East Fuji.
Trupat thuhet se janë vendosur në veri të vendit.
Kapiteni Adam Bowen, një zëdhënës i Brigadës së parë Stryker, tha se ekipi i tij është gati të merret me çdo provokim nga Koreja e Veriut.
Ai tha: “Ne jemi duke u fokusuar vetëm në misionin tonë dhe për të siguruar se ne jemi gati për çdo gjë “. /Telegrafi/