Kreatorja Diellza Krasniqi me brendin e veshjeve për femra “Dejzi’s Dresses” do ta përfaqësojë Kosovën në një prej evenimenteve të rëndësishme botërore të modës.
Në qytetin kinez, Harbin, këtë vit merr pjesë edhe Kosova në Javën e Modës së këtij qyteti, ndërsa përfaqësohet nga brendi Dejzi’s Dresses.
Njoftimin e ka bërë vet dizajnerja e njohur përmes një postimin në rrjetet sociale.
“Këtë vit, në mesin e shumë shteteve të botës po merr pjesë edhe Kosova në Javën e modës me ndikim global që po mbahet në qytetin Harbin të Kinës”.
“Kosovën do ta përfaqësojë Dejzi’s Dresses. Koleksioni ‘Galaxy’ i krijuar ekskluzivisht për këtë ngjarje, prezantohet më 16 Janar”, thuhet në njoftim.
Edicioni i përvitshëm i modës zhvillohet në Harbin, kryeqytetin e provincës verilindore të Kinës, Heilongjiang.
Java e modës, në të cilën do të prezantohen kreacione të ndryshme ka nisur të premte (12 janar) dhe do të zgjatë pesë ditë. /Telegrafi/