Një javë pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden gëzon popullaritetin e 54 për qind të të anketuarve, një nivel që paraardhësi, Donald Trump nuk e arriti në të gjithë mandatin katërvjeçar, sipas një sondazhi të botuar të mërkurën.
Biden mbështetet nga 54 për qind e të anketuarve, 30 për qind janë kundër dhe 16 për qind janë të pavendosur.
Sondazhi i Universiteti i Monmouth u krye nga 21 deri më 24 janar me 809 persona.
Sipas një sondazhi të Gallup, presidenti republikan gëzoi mbështetjen e vetëm 34 për qind të të anketuarve në fund të mandatit, i cili është historikisht numri më i ulët, pasi ai filloi mandatin e tij me mbështetjen e 45 për qind të të anketuarve, e cila u rrit në 49 për qind në fillim të vitit 2020.
Sondazhe të tjera tregojnë se Joe Biden gëzon mbështetje edhe më të madhe në ditët e para të mandatit të tij: 56 për qind sipas Morning Consult dhe 63 për qind sipas një sondazhi të kryer nga Hill-HarrisX. /Telegrafi/