Telegrafi

Në Jarinje hidhet në erë antena e “Valës”

“Një antenë e një operatori kosovar është dëmtuar nga një mjet shpërthyes në Jarinje të Leposaviqit, të hënën në orët e hershme të mëngjesit”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.

Sipas tij policia së bashku me ekipet e specializuara kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë hetimin rreth mjetit shpërthyesi si dhe pronë e kujt është kjo antenë. Deri më tani policia nuk ka asnjë person të dyshuar rreth këtij rasti, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë.

Burime të Koha.net në veri ndërkaq njoftojnë se antena e operatorit Vala, ka qenë e vendosur në truallin e Aleksandar Gjorgjeviqit, në fshatin Postejnë, i cili gjendet në afërsi të pikës kufitare Kosovë-Serbi, në Jarinje.

Po këto burime pohojnë se shpërthimi në këtë antenë është kryer nga grupe serbësh të specializuar, që udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Brendeshme të Serbisë. /Telegrafi/