Site icon Telegrafi

Në Japoni, të moshuarit po përdorin një “pajisje speciale” që të mund të vazhdojnë të punojnë edhe në pleqëri

Punëtorët japonezë janë duke përdorur një “skelet special” për forcimin e muskujve në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë edhe në pleqëri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, popullsia e vendit po plaket me shpejtësi – gjë që ka çuar në mungesën e punëtorëve në industri të punës manuale si ndërtimi dhe bujqësia.

Për të luftuar problemin, një numër ndërmarrjesh kanë dalë duke ofruar kostume të tilla.

Një kompani e tillë, Innophys, ka ndërtuar një kostum që “mbushet” duke shtrydhur një pompë dore 30 herë për të mbushur “muskujt” me presion të ajrit me presion, të cilat më pas përdoren për të shtuar forcën natyrale të punëtorit.

Kompania thotë se kostumi në fjalë është i aftë të shtojë 30 kg shtesë të fuqisë së muskujve kur bëhet fjalë për ngarkesa të rënda.

“Një klient është një kompani në pronësi të familjes e cila bën dhe shet rrepka turshi dhe përdor pesha të rënda në procesin e prodhimit”, ka thënë zëdhënësi i Innophys Daigo Orihara New Scientist. “Ai është në të 70-at e tij dhe ishte dashur të pensionohej, por akoma po punon me kostumin tonë të muskujve”. /Telegrafi/

Exit mobile version