Një shtatori konsiderohet si dita e fundit kur çiftohen këta gjitarë dhe mund të fillojë gjuetia e përgjakshme mbi ta.
Edhe këtë vit, mbrojtësit e drejtave të kafshëve, kanë kërkuar të ndërpritet kjo traditë e përgjakshme, por më kot, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, zhytësit i gjejnë delfinët më atraktiv, pa shenja dhe gërvishtje, për t’i shitur në pishina të ndryshme.
Më pas fillon vrasja e tyre mizore, duke i qëlluar me çekan në pjesën e sipërme të shpinës, për t’i paralizuar.
Sipas biologëve, delfinët qëndrojnë të paralizuar për 30 minuta, duke derdhur gjak, derisa ngordhin. /Telegrafi/