Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në janar të këtij viti në Maqedoni ka patur 49.347 turistë, si edhe 107.324 bujtje.
Numri më i madh i tyre kanë qëndruar në Shkup (13.431), ndërsa më në numër ishin turistët nga Shqipëria (3.819), pastaj Greqia (3.670), Bullgaria (3.562), Kosova (3.107).
Turistë ka patur edhe nga Gjermania, Serbia, Turqia, Austria, Britania e Madhe, Danimarka, etj.
Në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit 2017, kishim 14,2% më shumë turistë, si edhe 22,1% më shumë bujtje./Telegrafi/