Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) gjatë muajit janar të këtij viti ka pasur gjithsej 55.266 turistë të cilët kanë realizuar 109.733 bujtje.
Kjo paraqet një rritje prej 12,7 për qind të numrit të turistëve në krahasim me janarin e vitit të kaluar, ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 6.9 për qind, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas ESHS-së, numri i turistëve vendorë në janar të vitit 2020 në krahasim me janarin e vitit të kaluar është rritur për 1% kurse numri i turistëve të huaj është rritur për 20.6%.
Gjatë kësaj periidhe, turistët vendorë kanë realizuar për 1.5% më shumë bujtje, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huajë është rritur për 11.4%./Telegrafi/