Telegrafi

Në janar lansohet filmi rreth Brexit-it

Benedict Cumberbatch (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

“Brexit” është titulli i filmit të ardhshëm televiziv, i cili është realizim i HBO.

Roli kryesor në këtë projekt të ri filmik, i është ndarë aktorit anglez, Benedict Cumberbatch.

Ngjarja përcjell proceset para referendumit historik që ndodhi në Britani të Madhe në vitin 2016 për dalje nga Bashkimi Evropian.

Lexo po ashtu Lajemt për Benedict Cumberbatch

Cumberbatch luan rolin e Dominic Cummings, këshilltarin politik, i cili e ka udhëhequr fushatën “Vote Leave” për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

42-vjeçari është aktor i teatrit dhe ekranit, ndërsa gjatë karrierës ka fituar shumë çmime dhe është nominuar një herë për Oscar, shtatë herë për BAFTA, pesë herë për SAGA dhe dy herë për Golden Globe.

Benedict Cumberbatch (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Krahas tij, në rolet tjera luajnë edhe Rory Kinnear, John Heffernan, Liz White, Kyle Soller dhe të tjerë.

Premiera e filmit “Brexit” është caktuar për datën 19 janar 2019. /Telegrafi/