Site icon Telegrafi

Në janar 39.335 turistë e kanë vizituar Maqedoninë e Veriut

Në janar të këtij viti vendin tonë e kanë vizituar gjithsej 39.335 turistë të cilët kanë realizuar 87.107 bujtje që paraqet rritje për 40 për qind të numrit të turistëve dhe për 33,9 për qind të numrit të bujtjeve në krahasim me janarin e vitit 2021.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë 52,9 për qind e turistëve në janar të këtij viti ishin turistë vendor, ndërsa 47,1 për qind turistë të huaj. Nga bujtjet e realizuara 56,5 për qind i kanë bërë turistët vendor, ndërsa 43,5 për qind turistët e huaj.

Megjithatë numri i turistëve vendor në janar të vitit 2022, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 19,5 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 73,2 për qind. Në këtë periudhë turistët vendor kanë realizuar për 22 për qind më shumë bujtje, ndërsa të huajt për 53,4 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar.

Exit mobile version