Telegrafi

Në Izrael janë të sigurt se nuk do ta luajnë ndeshjen me Kosovën, në bisedime me UEFA-n për terminin e ri

Duket shumë e vështirë që ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit të zhvillohet ashtu siç ishte e paraparë të dielën e 15 tetorit.

Lufta që ka nisur mes Izraelit dhe Rripit të Gazës ka bërë që ndeshja e parë e izraelitëve ndaj Zvicrës të anulohet.

Në fakt shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndaluar të gjitha ndeshjet e të gjitha grupmoshave të Izraelit që ishin paraparë të zhvillohen në territorin e tyre.

Lexo po ashtu Izraeli bën kërkesë në UEFA për ta shtyrë ndeshjen me Kosovën

Mediumi izraelit ‘Sport1’ ka raportuar ditën e sotme se janë te Federata e Futbollit të Izraelit janë të sigurt se ndeshja ndaj Kosovës nuk do të zhvillohet ditën e diel siç ishte e paraparë.

Gjithnjë sipas këtij mediumi kjo ndeshje do të shtyhet dhe vetëm është në pritje vendimi zyrtar i UEFA-s.

Megjithatë FFI dhe UEFA janë në bisedime për terminin e ri të ndeshjes e që pritet të jetë në muajin dhjetor. /Telegrafi/