Site icon Telegrafi

Në Itali zhvillohet ankandi i mahnitshëm i veturave dhe makinave motorike (Foto)

Në Fiore Milano të Italisë do të zhvillohet një ankand treditorë, ku do të ofrohen vetura të ndryshme.

Por, për ata që nuk e pëlqejnë automobilizmin, në këtë organizim mund të blejnë motoçikleta, biçikleta, furgonë, barka dhe anije të vogla, transmeton Telegrafi.

Është interesant fakti, se aty do të shkojnë më se 150 koleksionistë nga vende të ndryshme, që do t’i nxjerrin në shitje veturat e tyre të rralla.

Jo zyrtarisht mësohet se këto i përkasin milionerëve, që janë edhe në krye të bandave të drogës, apo spiunëve të pasur. Blerësit që kanë xhepa “të rëndë”, kanë mundësi të zgjedhin në mes të 430 veturave, 150 motoçikletave dhe 60 anijeve, si dhe shumë rrotave, motorëve të përpunuar dhe pjesëve të ndryshme të makinave.

Sipas statistikave, ky është ankandi më i mahnitshëm në Evropë, në të cilin shkojnë shumë njerëz për të parë këto gjëra të rralla dhe të vlefshme. /Telegrafi/

Exit mobile version