Ish guvernatori i Bankës Italiane dhe ish guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, është personi i ngarkuar nga presidenti italian, Sergio Mattarella për krijimin e ekzekutivit të ri, e që prej dy ditësh vazhdon të zhvilloj takime me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike me qëllim identifikimin e kushteve për një mazhorancë politike qeverisëse.
Gjatë ditës së sotme ai do të takohet më grupin parlamentar të dhomës së deputetëve dhe të senatit të Partisë Lidhja, drejtuar nga lideri i saj Matteo Salvini, si dhe me grupin parlamentar të Lëvizjes 5 Yje e me liderin e saj historik Beppe Grillo.
Një ditë më parë Mario Draghi është takuar me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të cilët përmes drejtuesit të saj, Nicola Zingaretti kanë konfirmuar mbështetjen e plotë të figurës së tij si kryeministër i ardhshëm i Italisë.
Po ashtu dhe Partia Forza Italia e Silvio Berlusconit, përmes ish kryetarit të parlamentit evropian, Antonio Tajani ka konfirmuar besimin e tyre tek figura e Mario Draghit si personi i duhur për të drejtuar vendin në këtë moment historik të një emergjence shëndetësore, ekonomike e sociale.
Ajo është shprehur pozitivisht e me një mbështetje të plotë ndaj një qeverie me kryeministër Mario Draghin, ish kryeministri Matteo Renzi me forcën e tij politike Italia Viva.
Ndërsa është shprehur kundër krijimit të një qeverie institucionale Partia Fratelli D’Italia, me liderin e saj Georgia Meloni.
Pas përfundimit të takimeve me të gjitha grupet politike, Mario Draghi do të referoj tek Presidenti Mattarella konkluzionet e tij, me vendimin e heqjes së rezervës e pranimin o jo të detyrës si Kryeministri i ri i Italisë.
Kriza qeverisëse në Itali u hap pas dorëheqjes së kryeministrit Giuseppe Conte, provokuar nga largimi nga koalicioni qeverisës i partisë Italia Viva e tërheqjes së dy ministrave të saj.
Itali prej një viti po përballet me një krizë shëndetësore të pandemisë globale që deri më sot ka shkaktuar në vend mbi 90 mijë viktima e me pasojat e një krize sociale e ekonomike.
Kjo emergjencë në të cilën ndodhet vendi, detyroj Presidentin e Republikës Sergio Mattarella të vendos krijimin e një qeverie institucionale. /oranews.tv/