Site icon Telegrafi

Në Itali shfaqet ekspozita “Besa, shqiptarët myslimanë që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti”

Në edicionin e tretë të Festivalit Mare Magnum në Brindizi të Italisë, u bë edhe prezantimi i ekspozitës “Besa, shqiptarët myslimanë që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti” nga fotografi Norman Gershman.

Ekspozita përmban fotografitë e Norman Gershmanit, i cili për pesë vjet udhëtoi nëpër Shqipëri duke rimarrë dëshmitë e shpëtimit të pothuajse dymijë hebrenj dhe duke e dokumentuar atë nëpërmjet portreteve të shpëtimtarëve dhe pasardhësve të tyre.

Prania e hebrenjve në trojet shqiptare e ka zanafillën që nga vitet ‘70 të shekullit të parë të erës sonë kur një anije që mbante pengje hebreje për perandorin romak Titos, u vërshua në bregun e Jonit pranë Sarandës. Në fund të viteve 1400, shumë familje hebraike u larguan nga Spanja shkaku i inkuizicionit dhe u vendosën në Vlorë, Lezhë, Berat etj. Në Vlorë u vendosën 528 familje, ndërsa në Sanxhakun e Beratit kishte 553 familje hebraike. Hebrenj kishte edhe në Elbasan ku kishin edhe një sinagogë si dhe në qytetin e Vlorës. Ndërkaq, në Shqipëri ka edhe mjaft emra e mbiemra me prejardhje hebraike, si: Buda, Isaku, Popa, Pepo, Levi, David, Moisi, Stela, Rashela, Hozef, Sara, Albert, Aoresti, Hermina, Daniel, Enriketa etj.

Festivali Mare Magnum promovon takimin dhe shkëmbimin e kulturave të vendeve euro-mesdhetare, përmes kinemasë, teatrit, letërsisë, muzikës, kuzhinës, modës, poezisë, fotografisë etj.

Exit mobile version