Telegrafi

Në Itali rrëzohet aeroplani ushtarak në rrugë, humbë jetën vajza 5-vjeçare – publikohen pamjet rrëqethëse

Në Torino në veri të Italisë, ka ndodhur një aksident ajror, ku është rrëzuar aeroplani për arsye të panjohura.

Piloti ka arritur të katapultohet vetëm dhjetëra metra pa u përplasur në tokë, kurse fluturakja ka shpërthyer nga përplasja, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e aeroplanit ka rënë mbi një veturë në të cilën gjendej familja katër anëtarëshe.

Në këtë aksident ka humbur jetën vajza 5-vjeçare, derisa vëllai i saj është 9-vjeç është lënduar rëndë e prindërit dhe piloti nuk është se janë lënduar rëndë.

Vajza dhe prindërit e saj kishin shkuar për të parë akrobacionet e forcave ajrore italiane derisa po stërviteshin për një event të paraparë të mbahet sot, por që për shkak të këtij aksidenti është anuluar. /Telegrafi/