Numri i të vdekurve dhe numri i të infektuarve nga coronavirusi po vazhdon të rritet në Itali.
Deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 34, ndërsa më shumë se 1570 janë të infektuar me virusin vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto statistika janë thënë nga Angelo Borrelli, kreu i mbrojtjes civile në Itali.
Në përgjithësi, duke llogaritur edhe ata që janë rikuperuar, totali i atyre që kanë testuar pozitivisht me coronavirus që nga fillimi i shpalljes së gjendjes emergjente është 1.694.
Kujtojmë që coronavirus ka mbytur më shumë se 2.900 njerëz në mbarë botën, pjesa më e madhe në Kinë. /Telegrafi/