Telegrafi

Në Itali numri i të infektuarve po bie, por numri i vdekjeve mbetet i lartë

Në Itali, 570 njerëz kanë vdekur nga coronavirus në 24 orët e fundit.

Shifrat e sotme paraqesin një ndryshim pozitiv nga dje kur 610 njerëz vdiqën nga sëmundja COVID-19 dhe 4024 u infektuan.

Italia sot regjistroi 3951 persona të infektuar me COVID-19, gjë që tregon se numri i të infektuarve është duke rënë, transmeton Telegrafi.

Italia ka 147,577 njerëz të infektuar dhe 18.849 vdekje deri tani nga coronavirusi.

Gjithsej 30.455 njerëz u shëruan. /Telegrafi/