Telegrafi

Në Itali kapen dy shqiptarë me 13.7 kilogramë marihuanë

Gjatë kontrollit të automjetit, dy shqiptarët kanë treguar shenja nervozizmi, duke mos ofruar një shpjegim të pranueshëm të vizitës së në Itali.

Policia pas dyshimeve ka ushtruar kontroll të detajuar në makinë, duke zbuluar edhe drogën të ndarë në 25 pako, e cila nëse do të hidhej në treg do të sillte një fitim prej 130.000 eurosh, transmeton BW.

Nga hetimet paraprake mësohet se droga kishte hyrë nga Shqipëria në Greqi, me destinacion final Italinë. /Telegrafi/