Shtabi i Mbrojtjes Civile të Italisë në një konferencë për shtyp në Romë ka lëshuar informacione të reja mbi të sëmurët dhe të vdekurit në atë vend.
Sipas informacioneve të fundit, 681 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga coronavirusi, duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 15,000, transmeton Telegrafi.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 124.632, dhe numri i saktë i të vdekurve është 15,362, sipas të dhënave të fundit nga Mbrojtja Civile e Italisë.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 4805 persona të infektuar.
Aktualisht janë 88,274 persona pozitivë, me 20,996 që janë shëruar.
Selia italiane njoftoi gjithashtu se 3994 persona janë në gjendje kritike. /Telegrafi/