Në Itali, 575 njerëz vdiqën brenda 24 orësh dhe janë infektuar 3493 persona.
Në total 22,745 njerëz kanë vdekur në Itali deri më tani dhe janë raportuar gjithsej 172,434 raste të infeksionit me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, dje, numri i të vdekurve ishte 525 dhe numri i të infektuarve ishte 3786.
Të mërkurën, numri i të vdekurve ishte 578 dhe i të infektuarve 2667, më i ulëti që nga fillimi i marsit.
Megjithëse qeveria zgjati karantinën në vend deri më 3 maj javën e kaluar, ajo po shqyrton gjithashtu mënyra për të lehtësuar masat e ashpra të prezantuara më shumë se një muaj më parë. /Telegrafi/