Site icon Telegrafi

Në Itali, 474 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Itali, 474 njerëz kanë vdekur nga komplikimet e lidhura me coronavirus në 24 orët e fundit, dhe 1900 të tjerë u  infektuan.

Kështu, numri i rasteve të raportuara të COVID-19 në atë vend u rrit në 209,328 dhe vdekjet në 28,710, transmeton Telegrafi.

Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ka rënë ndjeshëm. Dhe kjo është dita e dytë radhazi që numri i të infektuarve në Itali është më pak se 2000. Mesatarisht, kurba e infeksioneve të reja po bie që nga fillimi i prillit.

Numri i përgjithshëm i të shëruarave në Itali është rritur në 79.914, teksa vetëm sot u regjistruan 1665 të shëruar nga coronavirusi.

Kështu, në fund të marsit, numri i përditshëm i rasteve të reja me infeksione varionte midis 4000 dhe 6000, dhe në fillim të prillit midis 3000 dhe 4800. Në ditët e fundit të prillit, numri ditor i rasteve të infektuara rishtas ishte midis 1800 dhe 2400. /Telegrafi/

Exit mobile version