Numri i të vdekurve në Itali ka shkuar tashmë në 23.660, pasi edhe sot ky vend regjistroi 433 vdekje të reja në 24 orët e fundit, një shifër në rënie të lehtë, sipas të dhënave të publikuara sot nga Mbrojtja Civile.
Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit që nga shpërthimi në këtë vend më 21 shkurt është në 178.972, transmeton Telegrafi.
Gjithsej 3,047 infeksione të reja janë regjistruar në 24 orë e fundit, një shifër më e ulët se ditët e fundit.
Ndërkohë, numri i të shtruarve në spital vazhdon të ulet. Përmirësohet gjithashtu gjendja e atyre që janë në kujdesin intensiv.
Ndërsa 2.635 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke bërë që presioni në spitale të zvogëlohet. /Telegrafi/