Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me coronavirus.
Sot në Itali kanë vdekur 194 njerëz nga coronavirusi, dhe kështu numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka shkuar në 30,395, transmeton Telegrafi.
Ndërsa dje Italia dje raportoi se kishte 243 vdekje nga ky virus.
Ndërkaq në 24 orët e fundit ky shtet raportoi 1083 raste të reja me infeksione (dje ishte 1327) duke e çuar në 218,268 numrin total të të prekurve.
Numri i të shëruarave ka shkuar në 103031, ndërsa 1034 janë në gjendje kritike.
Numri i rasteve aktive është 84842 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 277807. /Telegrafi/