Koordinatori i Shtabit Emergjent në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj ka dhënë detaje për rastin e ri me coronavirus në Istog.
Dreshaj thotë për RTV Dukagjinin se sot nga 24 mostra të marrura nga Istogu pozitiv ka rezultuar vetëm një person.
“I infektuari është një fëmijë 2 vjeçar, prindërit e të cilit kishin rezultuar pozitiv me COVID-19 një ditë më parë”.
Koordinatori i Shtabit Emergjent në Komunën e Istogut ka thënë se situata është duke u menaxhuar mjaft mirë sa i përket coronavirusit.
Ai u ka bërë apel qytetarëve të Istogut të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve.
Në Komunën e Istogut deri më tani rezultojnë të prekur me COVID-19 shtatë persona./Telegrafi/