Në Islandë futbolli është kthyer në një dashuri të madhe dhe pavarësisht kushteve atmosferikë të këtij ishulli, pasioni për të nuk ndalet.
E me gjithë dëshirën e futbolldashësve, ka edhe raste kur bëhet tejet e pamundur të luhet futboll. Një rast i tillë ndodhi ditë më parë kur po zhvillohej një takim në kuadër të Kupës së Islandës.
Një erë tepër e fortë dhe një stuhi dëbore mbërthyen fushën, por loja vazhdonte. Futbollistët që qëndronin në bankën rezervë morën masat me aq sa mundën, por siç duket nga imazhet këto masa duken qesharake kundrejt kësaj stuhie.
Gjyqtari vërshëllen dhe jep urdhër që të dy skuadrat, Fram dhe Breidablik të futen në dhomat e zhveshjes, nga ky moment rikthimi i tyre sërish në fushën e bardhë, tashmë të mbuluar nga dëbora, ishte e pamundur, një çmenduri nëse do ndodhte.
Ndryshe, Islanda ishte befasia e kampionatit Evropian që u zhvillua në Francë, ku edhe bëri për vete të gjithë futbolldashësit me mënyrën e tyre të të festuarit. /BW/Telegrafi/
Dómarinn er búinn að gera hlé á leik Fram og Breiðabliks #fotboltinet pic.twitter.com/vY6Fp0kRaR
— Blikar.is (@blikar_is) March 23, 2017
Fram vs. Breiðablik stöðvaður eftir 70 mín #fótbolti pic.twitter.com/Y8xq2Bem6T
— Atli Gunnar Guðmundsson (@atligunnar) March 23, 2017