Telegrafi

Në iPad Pro të ri mund të jetë i integruar edhe rrjeti 5G

Së bashku me këtë përditësim, mund të jetë edhe e integruar edhe një Mini-LED

Apple mund ta integrojë rrjetin 5G në iPad Pro të ri, falë modemit Qualcomm Snapdragon X55 5G, transmeton Telegrafi.

Llogaria në Twitter L0vetodream, ka bërë të ditur se nëse përdoret ky modem, atëherë iPad Pro mund të mbështesë sub-6Hz 5G dhe mmWave 5G, si dhe një veçori tjetër.

Raportohet se në këtë tablet të ri, do të jetë edhe një Mini-LED, për të cilin ishte raportuar edhe më herët, por që nuk është aplikuar.

Ming-Chi Kuo është analistja që raportoi gjatë vitit të kaluar, se në iPad Pro të ri, do të jetë edhe një Mini-LED, që do të vendoset në ekranin me 12.9 inç.

Sipas kësaj analisteje, Apple është e interesuar për integrimin e këtyre veçorive, sepse këto panele ofrojnë përparësi sikur ekranet OLED, me minimizimin e errësimit dhe më shumë ngjyra.

Ky tablet që pritet të lansohet në pjesën e parë ose të dytë të vitit që vjen, mund të ketë edhe procesorin me A14X.

Mësohet se ky procesor do të arrijë në dy madhësi, ndërsa nuk bëhen të ditura specifikat. /Telegrafi/