Telegrafi

Në Indi lind foshnja me katër duar dhe katër këmbë

Një foshnjë ka ngjallur mosbesim në të gjithë Indinë pasi lindi me një palë këmbë dhe krahë shtesë.

Fëmija që atëherë është cilësuar si një “mrekulli e natyrës” dhe madje është krahasuar me një rimishërim të Zotit, transmeton Telegrafi.

Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë foshnjën e cila u lind gjatë fundjavës në Hardoi, në veri të vendit, me katër gjymtyrët shtesë të ngjitura në stomak.

Fëmija i paidentifikuar lindi në shtetin Uttar Pradesh.

Nëna Kareen, e cila nuk dha mbiemrin e saj, u dërgua në spital pasi përjetoi dhimbje të lindjes të shtunën (2 korrik) dhe lindi menjëherë pas kësaj.

Për mrekulli, si nëna ashtu edhe fëmija thuhet se janë të shëndetshëm dhe janë mirë, pavarësisht nga gjëja e rrallë mjekësore. /Telegrafi/