Site icon Telegrafi

Në Indi hedhin fëmijët prej dhjetë metrash lart

Përkundër përpjekjeve të autoriteteve për të ndaluar këtë traditë, adeti i vjetër rreth 500 vjet ka vazhduar edhe këtë vit në qytetin indian Osmanabad.

Prindërit çdo vit në këtë kohë vijnë deri tek tempullin në Osmanabad dhe i dorëzojnë fëmijët e tyre në duart e meshkujve të cilët i hedhin nga rreth dhjetë metra lartësi në çarçafin të cilin një grup burrash e mbajnë të hapur mbi tokë.

Shefi i policisë lokale D. Mandlik ka thënë se banorët vendas besojnë se me hedhjen nga maja e tempullit fëmijët do të janë më të shëndetshëm dhe më të fuqishëm.

Ai ka shtuar se përpjekjet për të ndalur këtë traditë të rrezikshme duhet të drejtohen kah edukimi i banorëve vendas.

 

Exit mobile version