Rachael Gardiner nga Kilbride e Skocisë, ka qenë duke e bërë më të mirë, për të zënë një fotografi në Snapchat.
Por, 22-vjeçarja që po shfrytëzonte filtrat e platformës, për të vendosur lule rozë në kokë, është frikësuar kur poshtë mjekrës ka parë edhe diçka tjerët, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e qafës reflektonte një fytyrë shumë djallëzore me sy dhe buzëqeshje ku shfaqeshin dhëmbët.
“Menjëherë ia tregova të dashurit dhe ai u tmerruar më atë që shihte. Të gjithë po shfrytëzojnë filtër për të bërë imazhe atraktive, vetëm mua më ndodhi kjo”, ka thënë Gardiner për rastin.
Nuk dihet se si është shfaqur kjo pamje e çuditshme, apo është ndonjë gabim teknik që e ka paraqitur rastësisht. /Telegrafi/