Është shfaqur në rrjetet sociale një imazh i vjetër, që përmban një mashtrim optik.
Në shikim të parë, shfaqet marinari në breg të detit, që shikon me teleskon nga horizonti, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, të gjithë kërkojnë që bashkëshorta tij të jetë diku në det, mirëpo për të kuptuar se ku ndodhet, duhet ta ktheni imazhin së prapthi.
Flokët dhe një pjesë e syrit, tregojnë se ajo është e vizatuar poshtë tij.
Në fakt, ky ilustrim është krijuar për ata që nuk bazohen vetëm në pamjen, por edhe në përmbajtjen e asaj që kanë përpara. /Telegrafi/