Dy shtetas të Maqedonisë raportohet të jenë arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi që janë kapur me rreth shtatë kilogram heroin.
Droga ka qenë e fshehur në brendi të shasisë së veturës, kurse është zbuluar nga qeni i policisë, i specializuar për kërkime të këtilla.
Mediat lokale në Greqi raportojnë se të arrestuarit kanë tentuar që të nisen drejt Italisë.
Të arrestuarit janë të moshës 41 dhe 48 vjeçare./Telegrafi/