Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale shihen disa “fletë” të shtrira në ndërtesën e Parlamentit Evropian, në të cilat shihen emrat e emigrantëve të mbytur, gjatë tentimit të tyre për të emigruar.
Siç shkruhet në përshkrimin e fotografive, transmeton Telegrafi, bëhet fjalë për një listë të vendosur në hyrje të Parlamentit Evropian.
Lista është 100 metra e gjatë dhe aty janë të shënuar emrat e 17306 personave që kanë vdekur në Mesdhe duke u përpjekur për të hyrë në Evropë.
Kjo ishte bërë për simbolikë: që përfaqësuesit e Parlamentit Evropian të ecnin mbi to në mënyrë që të arrinin në vendet e tyre të punës. /Telegrafi/