Site icon Telegrafi

Në Holiday Inn dikush tjetër ua ngrohë shtratin

Të punësuarit do të veshin kostume të veçanta, ndërsa detyra e tyre është të ngrohin shtratin e mysafirit të hotelit.

Drejtori i Qendrës për Shpëtim në Edinburg, dr. Chris Idzikosski ka thënë se kjo ide do të mund t’u ndihmonte njerëzit të flenë më lehtë.

Po ashtu, sipas tij, analizat kanë treguar se fjetja fillon kur temperatura trupore nis të bie, dhe se shtrati i ngrohtë, me temperaturë prej 20 deri në 24 gradë celsius, është shumë i përshtatshëm për procesin e gjumit – e sidomos nëse mysafiri vjen nga ambienti i jashtëm, i ftohtë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version