Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Shqipërisë dhe Samsunspor, Arbnor Muja.
Reprezentuesi i kuqezinjve ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë.
Muja ka rrëfyer për ndjenjën që kishte para se të shënonte golin e parë në histori të Antwerpit në Ligën e Kampionëve.
“Kur u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, e kemi parë që duhej ende edhe më shumë punë”, fillon rrëfimin e tij lojtari shqiptar në “Arena e Yjeve”.
“Erdhi loja ndaj Shkatarit (Donetsk), e mbaj mend, ka qenë minuta e tretë, goli i parë dhe ndoshta nuk më besoni, por gjithë i kamë thënë vetës së unë do e shënoi golin e parë”, ka shtuar më tej Muja.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Muja i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/