Shkaku i sigurisë dhe rrezikut për ortek të tjerë, autoritetet kanë detyruar te evakuohen pistat e skijimit dhe zonat e ngjitjes në Himalaje, pasi shtatë alpinistë raportohet se janë zhdukur.
Më se 200 alpinistë, janë larguar prej pjesëve të rrezikuara, ndërsa në imazhet e shpërndara, shihen disa prej tyre, që prisnin të arrinte helikopteri për t’i shpëtuar, transmeton Telegrafi.
Kjo erdhi pas rënies së ortekëve, shkaku i reshjeve të shiut dhe borës, që solli edhe pasoja të pa parashikueshme. Në rrethana të panjohura, shtatë persona janë zhdukur dhe po bëhen kërkime për gjetjen e tyre.
Raportohet se në mesin e tyre janë katër alpinistë koreanë dhe tre udhëheqës turistësh nga Nepali, të lajmëruar si të zhdukur. Deri më tani, është ndërmarrë një aksion për shpëtimin e tyre, por shkaku i rënies së vazhdueshme të borës, është ndërprerë.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in në një postim në Facebook, bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të gjetur alpinistët e humbur. /Telegrafi/