Site icon Telegrafi

Në helikopter ishte edhe vajza e dytë e Bryant

Gianna dhe Kobe Bryant (Foto: Instagram/kobebryant)

Tragjedia në familjen e Kobe Bryant po bëhet gjithnjë e më e madhe, pasi po raportohet se edhe vajza e tij e dytë ndodhej në helikopter.

TMZ raporton se Gianna Maria Onore, e njohur si Gigi, ndodhej bashkë me babanë e saj në momentin e rrëzimit të helikopterit.

Lexo po ashtu Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter

Këtë njoftim e ka bërë për TMZ një përfaqësues i Kobe. Gianna ishte 13 vjeçare dhe merrej me basketboll.

Bryant dhe vajza e tij ishin nisur për stërvitje basketbolli në Mamba Academy para rrëzimit të helikopterit. Akademia është pranë Thousand Oaks.

Kujtojmë që legjenda e basketbollit, së bashku me katër njerëz të tjerë, janë konfirmuar të vdekur pas rrëzimit të helikopterit të tij privat.

Pos vajzës së tij të dytë, ka dyshime se mund të kenë qenë në helikopter edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së Bryant. /Telegrafi/

Exit mobile version