Telegrafi

Në HardhFest pa viza! Lansohet pasaporta e festivalit me mesazh unik (Foto)

Hardh Fest ka lansuar pasaportën në edicionin e 15-të jubilar të festivalit.

Pasaporta sipas një njoftimi zyrtar të HardhFest është një simbol i unitetit dhe festës pa kufizime në të gjitha aktivitetet e HardhFest.

Pasaporta mund të blihet në Hardh Shop dhe në zyren e turizmit për një çmim simbolik prej 10 eurosh.

Me këtë vizitorët mund të përfitojnë pije falas, rrush falas, një vend ekskluziv në Fan Pit Zone dhe është një kontribut për festivalin.

Ndryshe më 2 dhe 3 shtator priten koncerte të mëdha në vendin e quajtur Konak, aty ku pritet të performojnë Troja, Elita 5, Gamblemania dhe një sërë DJ ndërkombëtarë. /Telegrafi/