Site icon Telegrafi

Në hapje triumfoi Olsion Velia i Kosovës

Për të ndjekur garën kishin dalë kryetari i KOK-ut z. Besim Hasani, drejtori i DSK-së Ibër Alaj, zv.drejtoresha e DSK-së Afërditë Fazlija dhe menaxherë tjerë të sportit dhe një numër solid i adhuruesve të çiklizmit.

Garën e shpalli të hapur kryetari i FÇK-së z. Avni Nuha bashkë me Iber Alajn.

Piknisja ishte ga Tetari kombëtar për të vazhduar në shtegun Prishtinë-Novo Bërd- Ferizaj-Glloboqicë të gjatë 135 kilometra, kryesisht shteg i sheshtë përveç një pjesën Ferizaj-Glloboçicë ku mund të cilësohet si pjesë malore e shtegut, por fatkeqësisht edhe pas 14 viteve në Kosovë, ende nuk kanë arritur që të krijonin kushte teknike të matin kohën për maloristëve, kështu që kemi vetëm fitues të etapave dhe asgjë më shumë.

Pas 3 orë 43 minuta dhe 57 sekondave më i shpejti ishte çiklisti i kombëtares së Kosovës Olsion Velia, duke lënë me kohë të njëjte çiklistin nga Gjermania Aleksander Skenrich i klubit Monteifo dhe në pozitën e tretë Sasha Straker.- ekipit Profi-line.

Të premten çiklistët vazhdojnë garën për etapën e dytë në shtegun Ferizaj-QMI-Lipjan-Skenderaj-Pejë-Kullëtë gjatë 130 kilometra.

Edhe ky shteg kryesisht i sheshtë, por me gjarpërime dhe kthesa sidomos në aksin Skenderaj- Pejë dhe ka një fund malor në Kullë, por që nuk kemi të dhëna për pjerrësinë e shtegut.

Shtegu përshkohet me natyrë të bukur sidomos pjesa nga Peja në Kullë. /KP/Telegrafi/

Rezultatete etapës së parë
1.Olsion Velia (Kos)3h43’57’’
2.Alekdsaner Skenrich(Monteinfo)3h43’57’’
3.Sasha Stracker (Profi-Line)3h45’22’’  

Exit mobile version