Autoritetet rumune njoftuan sot se kanë parandaluar aeroplanin në të cilin ishte zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, për të hyrë në hapësirën e saj ajrore.
Ky ndalim nga autoritete rumune është ndërmarre duke respektuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, të imponuara për shkak të krizës në Ukrainë.
Rogozin tha se presin një përgjigje pas ndalimit të fluturimit të tij mbi territorin rumun, deri sa po shkonte në Moldavi për t’u takuar me presidentin e vendit, Igor Dodon, transmeton KosovaPress.