Telegrafi

”Në hapësirat publike tolerohet dhuna dhe ngacmimi seksual dhe konsiderohen si diçka normale”

Në Shkup po mbahet një konferencë dyditore me temë ”Të drejtë qyteti për të gjithë”, që përqëndrohet në sigurinë e grave dhe vajzave në hapësirat publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca ka për qëllim që të ngritë çështjen e dhunës dhe sigurisë së grave dhe vajzave në hapësirat publike. Sipas Diminika Stojanova, udhëheqëse e zyrës UN Women, dhuna në hapësirën publike, sidomos ngacmimi seksual, tolerohet dhe perceptohet si diçka normale në jetën shoqërore.

Porosia e konferencës është se planifikimi i ndjeshëm gjinor i hapësirës publike dhe rritja e sigurisë për gratë dhe vajzat është përgjegjësi e pushtetit lokal dhe qendror./Telegrafi/