Revista Forbes ka publikuar listën e miliarderëve në botë për vitin 2016, e cila tregon se në hapësirat e shteteve të ish-Jugosllavisë jetojnë njerëz me pasuri miliardë dollarëshe.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarisht, njeriu më i pasur në Mal të Zi është Thaksin Shinawatra, ish-kryeministri i Tajlandës që jeton dhe punon në Mal të Zi, me një pasuri prej 1,61 miliardë dollarësh.
E familja e dytë më e pasur në Mal të Zi është familja e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç, të cilët kanë 167 milionë dollarë pasuri, por që shtohet se rreth pasurisë së tyre nuk ka të dhëna, citojnë revistën Forbes, mediat e huaja.
Siç është raportuar nga N1, Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madh të miliarderëve, dhe pas tyre vjen Kina, ndërsa në Evropë vendi i parë është ndarë nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, me nga 120 miliarderë. Pas tyre vjen Rusia me 88 miliarderë.
Ndërkaq, thuhet se njeriu më i pasur në Serbi është Filip Zepter – edhe pse nuk jeton në Serbi, ka shtetësi serbe – dhe pasuria e tij është vlerësuar në pesë miliardë dollarë.
Në Slloveni, përcjell Telegrafi, shtohet më tej, janë çifti Iza dhe Samo Login, të cilën kanë fituar para të majme me aplikacionin Talking Tom Cat. Asetet e tyre janë vlerësuar rreth 700 milionë dollarë, dhe pas tyre është Joc Peçeçnik, pronari Ineterblocka, me një pasuri prej 266 milion dollarëshe.
N1 thekson se në Kroaci, familja më e pasur janë familja kroate-kiliane Lukshiç, me një vlerë neto prej 15 miliardë dollarësh. Pas tyre vjen miliarderi austriako-kroat, Dietrich Matesic, pronari i Red Bull, me një pasuri prej 10.8 miliardë dollarë.
Ata ndiqen nga Ivica Todoriç, pronar i Agrokor, me 499 milionë dollarë, dhe Emil Tedeschi, pronar i Gruoup Atlantik, me një vlerë neto prej 208 milionë dollarë.
Në Maqedoni, sipas Forbes, në krye të listës është Jordanit Kamcev, pronar i Orka Holding, me pasuri 238 milionë dollarë.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kenan dhe Damir Hastor, të cilët kanë trashëguar “Prevet” dhe “ASA Group” nga babai Nijaza janë boshnjakët më të pasur – ata posedojnë 412 milionë dollarë pasuri.
Ndërkaq, edhe pse nuk është përfshirë në këtë listë, mund të thuhet se njeriu më i pasur në Kosovë është Behgjet Pacolli. /Telegrafi/