Telegrafi

Në hapësira ultra moderne dhe kushte botërore për arsim cilësor, inaugurohet kampusi i ri i American School of Kosova

Një ëndërr e realizuar, për të cilën u punua 15 vite për t’a ndërtuar dhe sot po i gëzohet i tërë vendi. Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë ishte mbrëmja e djeshme për tërë komunitetin e American School of Kosova.

Mbi 500 pjesëmarrës, ndër ta përfaqësues institucional, bashkëpunëtorë, ish nxënës, prindër, ishin prezent në ceremoninë madhështore të inaugurimit të kampusit të ri të American School of Kosova.

Ardian Hoxha, themelues i American School of Kosova, sipërmarrës i mirënjohur.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në fjalën e tij hyrëse përgëzoi stafin udhëheqës të American School of Kosova për një kampus aq modern dhe inovativ, i cili padyshim do të kontribuojë në një arsimim edhe më kualitativ.

“Falë punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të American School of Kosova, tani kemi kuadro të suksesshme që mbajnë pozita të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit” shtoi Ministri Bytyqi. Ai u zotua që Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë dhe të mbështesë American School of Kosova, në misionin e saj për një sistem arsimor sa më cilësor si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Përveç fjalimeve inspiruese, performancës spektakulare të baletit, videos 3D të shfaqur në objektin e ASK-së, pika kulminante e mbrëmjes ishte himni i shkollës, i përgatitur ekskluzivisht për këtë mbrëmje, nga kompozitori shqiptar, Aleksandër Peçi.

American School of Kosova mbetet e përkushtuar të punojë fort drejt misionit të saj të të qenurit një ndër shkollat më të mira, prej së cilës dalin liderë që do të bëjnë ndryshimin në botë.

artikull i sponsorizuar